Rusia do të zhvillojë manovrat ushtarake më të mëdha që nga epoka sovjetike duke përfshirë trupa nga Kina dhe Mongolia, tha sot ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
”Manovrat ushtarake në muajin e ardhshëm do të përfshijnë më shumë se 300 000 trupa dhe 1 000 avionë’’, tha Shoigu për median shtetërore.
Shoigu urdhëroi një kontroll të shpejtë të forcave ushtarake të Rusisë javën e kaluar për përgatitjen për manovrat e quajtura ”Vostok” (”Lindja”), që do të zhvillohen më 11-15 shtator ku do të përfshihen forca tokësore, ajrore dhe detare.
Vitin e kaluar, Rusia kreu një seri manovrash ushtarake në rajonet e saj perëndimore, në bashkëpunim me Bjellorusinë. Kjo stërvitje në shkallë të gjerë, e quajtur ”Zapad” (”Perëndimi”), përfshinte pothuajse 13 000 trupa.
Këto manovra nxitën shqetësimet nga shtetet anëtare të NATO-s me justifikimin se Rusia mund të përgatiste skenarët e mundshëm të pushtimit, posaçërisht kundër ish-republikave sovjetike balltike./ATSH