Shqipëria dhe Kosova, që në muajin mars luajnë ndeshjet vendimtare për kualifikim në Kupën e Botës 2026, nuk luftojnë vetëm për histori sportive, por edhe për përfitime të mëdha financiare nga FIFA.
Sipas njoftimit zyrtar, fondi total i shpërblimeve për Botërorin 2026 arrin në 558 milionë euro, rreth 50 për qind më shumë se në Botërorin 2022, ndërsa në total për ekipet pjesëmarrëse do të shpërndahen rreth 619 milionë euro. Turneu do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Çdo kombëtare që kualifikohet do të përfitojë rreth 1.5 milionë euro për kualifikim dhe 9 milionë euro për pjesëmarrje, edhe nëse eliminohet në fazën e grupeve (vendet 33–48). Kjo do të thotë se Shqipëria ose Kosova do të fitonin minimalisht rreth 8.2 milionë euro në rast kualifikimi ose maksimalisht 10.5 milionë euro.
Kosova përballet fillimisht me Sllovakinë, ndërsa më pas në finale me fituesin e çiftit Rumani–Turqi. Shqipëria luan në gjysmëfinale kundër Polonisë, dhe më pas me fituesen e ndeshjes Ukrainë–Suedi.










