Të punosh më shumë se 39 orë në javë nuk është mirë për shëndetin
Shkencëtarët australianë kanë zbuluar se sa këshillohet të jetë numri maksimal i orëve të punës, në mënyrë që kjo të mos rrezikojë shëndetin.
Në studimin e tyre, botuar në revistën “Social Science & Medicine”, shkencëtarët këshillojnë të mos punohet më shumë se 39 orë në javë për të mbajtur një mënyrë jetese të shëndetshëm.
Tejkalimi i këtij limiti mund të rezultojë në alterime të gjendjes mendore dhe fizike të punonjësit, pasi nuk mund t’i kushtojë vëmendjen e duhur nevojave të tij, sidomos të ushqyerit dhe higjienës.
Për të arritur në këto konkluzione, shkencëtarët kanë analizuar kohëzgjatjen e ditës së punës së më shumë se 8.000 australianëve dhe gjendjen e tyre aktuale shëndetësore.
Si rezultat ekspertët rekomandojnë reduktimin e kohës së punës për rreth dy – të tretat e popullsisë mes 24 dhe 65 vjeç që punojnë mesatarisht më shumë se 40 orë në javë.
Autorët e studimit theksojnë punën e grave, shumica e të cilëve gjithashtu bën edhe punët e shtëpisë.