Sa para i ka premtuar Kurti Përfaqësueses së Kosovës për fitore ndaj Sllovakisë

500 mijë euro i pati premtuar në nëntor kryeministri Albin Kurti Përfaqësueses së Kosovës në rast se do të fitonte ndaj Sllovakisë, ndeshje që luhet mbrëmjen e sotme në Bratislavë.

Kurti pati premtuar gjatë mbledhjes së Qeverisë më 27 nëntor, 1 milion euro shpërblim në rast se Përfaqësuesja e Kosovës do të kualifikohet në Botërorin 2026. Qeveria pati ndarë 250 mijë euro për suksesin historik të Kosovës për kualifikim në play-off të Botërorit.

“Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim. Në rast të fitores ndaj Sllovakisë zotohemi për shpërblim 500 mijë euro. Në rast të kualifikimit në Botëror zotohemi për 1 milionë euro shpërblim”, pati thënë Kurti në nëntor.

Në rast fitoreje ndaj Sllovakisë, Kosova do ta luajë ndeshjen vendimtare për kualifikim në Botëror në Prishtinë me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu