Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Vetëvendosja do ta arrijë rezultatin më të mirë zgjedhor pas pavarësisë, por sipas tij kjo parti nuk do t’i arrijë 50 përqind në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ahmeti në Pressing të T7 tha se është e pamundur t’i fitojë 50 përqind në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas Ahmetit, Vetëvendosja është në nivelin 40-45 përqind.
“Për mu gati së është e pamundur me i fitu 50 përqind. Me i fitu ata 50 përqind po i bjen që PDK-ja e LDK-ja me i pasë nga 10 deri në 12 përqind. Mendoj që Vetëvendosja është në nivelin 40-45 përqind, ndoshta edhe më befasojnë me 50 përqind”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se nëse Vetëvendosja nuk i fiton 50%, Albin Kurti i ndjek zgjedhjet e reja.









