Jay-Jay Okocha, një prej futbollistëve afrikan më të mirë të të gjitha kohëve, ka ngjallur thashetheme rreth largimit të Muhamed Salah ng “Anfield”.
Ai beson se është koha më e mirë që pas disa viteve të arta në Angli te Liverpooli, egjiptiani të ndryshojë ambient. Sipas ishit të PSG-së, Barcelona do të ishte klubi i duhur për Salah.
“Nëse një lojtar si Salah dëshiron të largohet, ai nuk mund të mbahet (me zor). Nëse ka një mundësi për të shkuar në Barcelonë, ??unë rekomandoj ta bëj atë. Energjia e tij është shteruar me Liverpoolin. Situata po përkeqësohet në Liverpool dhe Salah duhet të largohet nga Premier League”, përfundoi Jay-Jay Okocha.









