Mohamed Salah shënoi një gol fantastik të premten kundër Tunizisë, duke vulosur fitoren 3-2 për Egjiptin në minutën e fundit të sfidës së vlefshme për kualifikueset e Kupës së Afrikës.
Pas ndeshjes, ylli i kombëtares së “Faraonëve” dhe Liverpulit postoi në Twitter një përgjigje brilante për një tifoze.
Salah shënoi për të tetën ndeshje rresht me kombëtaren, por në stadium një tifoze e vogël shpalosi një parullë ku i kërkonte të shënonte urgjentisht: “Salah, të lutem shëno, sepse më duhet të shkoj në shtëpi të bëj detyrat”.
Fotoja e tifozes së vogël bëri xhiron e uebit dhe Salah la një mesazh në Twitter, edhe pse natyrisht jo direkt vajzës së vogël, por dikujt që kishte postuar foton e saj: “U përpoqa shumë të të mundësoja të shkoje herët në shtëpi, më fal që të mbajta në stadium deri në minutën e fundit. Shpresoj që mësuesja jote ta kuptojë situatën”.
I really tried to let you go home early, and sorry to have kept you here until the last minute. I hope your teacher tomorrow understands the situation. 🤣
— Mohamed Salah (@MoSalah) November 16, 2018










