Salihaj: Nëse Qeveria Haradinaj është formuar me Listën Serbe, pse të mos rrëzohet nga Lista Serbe?

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj e ka komentuar kërcënimin e Listes Serbe që sipas tyre do ta votonin çdo mocion për ta rrëzuar Qeverinë.

Përmes llogarisë së facebook, Adem Salihaj thotë se nëse është e dobishme për Kosovën që të rrëzohet Qeveria Haradinaj atëherë nuk ka rëndësi nëse e rrëzon Lista Serbe apo jo, njofton Klan Kosova.

Ja postimi i plotë i Adem Salihaj:

”Nëse është e dobishme për Kosovën që të rrëzohet kjo qeveri, atëherë nuk është e rëndësishme se si rrëzohet ajo.
Nëse kjo qeveri është formuar dhe ka mbijetuar vetëm me ndihmën e Listës serbe, atëherë pse nuk bën ajo të rrëzohet me ndihmën e Listës serbe dhe të krijohet një qeveri me shumicë shqiptare.
Vetëm duhet analizuar dhe gjetur momenti i duhur. Të tjerat janë pallavra”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu