Salihu mesazh urimi Qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Kurti

Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi ka uruar Qeverinë e re të Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti. Muharrem Salihu, kryetari I këtij forumi që është njëherit është edhe asambleist në komunën e Medvegjës në emër të forumit ka nënvizuar që fokusi i Qeverisë të jetë edhe tek shqiptarët në Luginë, sidomos në rajonin e Medvegjës.

“I nderuar z. Kryeministër, Lejomëni në emër të “Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi”, t’ju shpreh urimet më të sinqerta për Qeverinë e re të Republikës së Kosovës. Unë jam i bindur se, Qeveria e sapo krijuar do të punojë fort dhe me përgjegjësi në të mirë të shqiptarëve në Kosovë, për të përmirësuar jetën e qytetarëve të saj dhe për të zhvilluar më tej vendin drejt rrugëtimit euro-atlantik.

Unë besoj se në fokusin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës do të jenë edhe shqiptarët në Serbi, ekzistenca e të cilëve, sidomos në Medvegjë është në rrezik. Ne si medvegjas kemi më shumë se kurrë nevojë për mbështetje dhe ndihmë konkrete nga Kosova.

Lutem pranoni konsideratat e mia më të lartë dhe njëkohësisht të të gjithë anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të “Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi”.
Suksese në punën tuaj fisnike në shërbim të shqiptarëve!”, thuhet në telegramin e urimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu