Saliu: Shqiptarët duhet të dinë maqedonisht, por pse maqedonasit nuk mësojnë shqip?

Deputetja e VLEN, Imerlije Saliu, ka shprehur qëndrimin e saj mbi rëndësinë e njohjes së gjuhës maqedonase nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke e konsideruar atë të nevojshme për shkak të statusit zyrtar, por edhe për lehtësimin e komunikimit dhe ndërtimin e respektit të ndërsjellë.

Megjithatë, ajo ka ngritur edhe një shqetësim tjetër: mungesën e përpjekjeve nga ana e politikanëve dhe gazetarëve maqedonas për të mësuar gjuhën shqipe, qoftë edhe në nivel elementar.

“Për paradoks, diplomatët e huaj që vijnë e qëndrojnë në Shkup disa vite mësojnë ngapak shqip, ndërsa politikanët (dhe gazetarët) maqedonas – as për arsye të statusit të shqipes në RMV, as për shkak të lehtësisë së komunikimit e aq më pak për arsye të respektit ndaj bashkëqytetarëve shqiptarë – nuk i mësojnë as dy-tri gjëra të shqipes sonë”, shkruan Saliu.

Ajo shton se përjashtimet janë minimale dhe se kjo situatë është tregues i një problemi më të thellë shoqëror, ku respekti dhe barazia gjuhësore ende nuk e kanë marrë vendin që u takon në realitetin politik dhe mediatik të vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu