Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e shokë – nuk ka interes për këtë vend

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti.

Lushtaku duke folur para të pranishmeve tha se Kurti nuk ka interes për këtë vend, transmeton lajmi.net.

Ai shkoi më tutje duke thënë se Kurti nuk e ka asnjë varr të familjarëve në Kosovë.

“Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e shokë – nuk ka interes për këtë vend”, tha ai ndër të tjera. /lajmi.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu