Samiti aziatik i ekonomisë ka përfunduar pa deklaratë të liderëve lidhur me ndarjet mes SHBA- së dhe Kinës mbi tregtinë, transmeton Klan Kosova.
Presidenti i Papua Guinesë së Re Peter O’Neill tha se deklarata përfundimtare për samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) do të jepet gjatë ditëve në vijim.
SHBA dhe Kina janë angazhuar në një luftë tregtare të fshehtë këtë vit.
O’Neill tha se Apec do të përpiqet të sigurojë “tregti të lirë dhe të hapur” në rajon deri në vitin 2020.