Saranda Imeri: 80% e amendamenteve nga BDI nuk janë për shqiptarët

Debati për buxhetin e vitit 2026 ka hyrë në fazën e nxehtë të amendamenteve, ndërsa në emisionin “Debat në Shenja”, deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, solli një panoramë të qartë të gjithë procesit. Ajo tha se ky është buxheti i dytë të cilin ata do ta votojnë në dhjetor dhe se kanë kaluar edhe dy ribalanse të buxheteve. Sa i përket diskutimeve dhe marjes pjesë aktive në diskutimet lidhur me buxhetin, Imeri tha se çdo herë ky privilegj i takon partive opozitare, për shkak se edhe nga praktika e dinë se partitë opozitare çdo herë kanë vërejtjet e tyre. Për këtë arsye, ajo e quajti të palogjikshme që vetë opozita të parashtrojë amendamente për një buxhet që, sipas saj, ndërtohet pikërisht mbi kërkesat që ata përcjellin. Ndërkaq duke shtjelluar këtë çështje të buxhetit për vitin 2026, ajo tha se 80% e amendamenteve të cilat janë propozuar nga opozita, në këtë rast nga BDI-ja, janë amendamente nga deputeti turk Sali Murat.

“Shumica e tyre kanë të bëjnë me të drejtat e pakicës turke. Dmth, kjo është një lloj Pi-ari nga ana e pozitës, është strategji e tyre normalisht që çdoherë deputetët e opozitës të bëjnë zhurmë sa i përket ndarjes së mjeteve buxhetore, është detyrë e atyre, por kryesisht këto amendamente nuk kanë të bëjnë sa i përket realitetit. Ne si koalicion edhe me partnerin qeveritar që e kemi, paraprakisht konsultohemi dhe në ato institucione ku do t duhet ndonjë ndërhyrje të ketë, ne mund t’i bëjnë gjatë ribalansit të buxhetit ose me ndodnjë aneks shtesë”, Saranda Imeri, deputete.

Ndërkaq duke folur se kush do të jetë lideri i VLEN-it dhe se a mund të jetë me sistem rotacioni, deputetja tha se shembuj të rotacionit ka në botë, duke përmendur këtu partinë e të Gjelbërve në Gjermani, por edhe partinë Guxo në Kosov, ndaj beson se mund të funksionojë edhe në mesin e tyre.

“Pse ky modalitet të mos funksionojë edhe tek ne. Përderisa atje ka mundur të funksionojë unë mendoj dhe jam e sigurt se mund të funksionojë edhe tek ne… Modaliteti i rotacionit, Ka forma të ndryshme se si, mund të ketë kryetar juridik, kryetar i cili ka të drejtë nënshkrimit… ka disa modalitet, cila do të ishte më e përshtatshme ajo ngel që ne ta elaborojmë mes vete, mirëpo po punohet në këtë drejtim”, Saranda Imeri, deputete.

Ajo po ashtu deklaroi se brenda LD-së, ka disa emra të cilët janë lakuar për postin e ministrit të ekologjisë, pasi që sic dihet kryetari i LD-së, Mexhiti, tani më është kryetar i komunës së Çairit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu