Sarri: Kritikat ishin të tepruara, ndërsa fakti është se jemi në krye të tabelës

Maurizio Sarri ka thënë se kritikat ndaj Juventusit kanë qenë të tepruara, prandaj ishte i kënaqur me fitoren e lojtarëve të tij kundër Bolognas.

Pas dy ndeshjeve jo të mira në Kupën e Italisë, Zonja e Vjetër u kthye te fitorja me një triumf prej 2-0 në Stadio Dall’Ara për të vazhduar kryesimin e Serie A.

“Ishim më të mbrehtë fizikisht sonte, sepse e mbajtëm temin dhe intensitetin për 70 minuta, për dallim nga Kupa ku ramë për 20-30 minuta”.

“Në futboll dhe në jetë ka opinione dhe pastaj ka fakte. Nëse i dëgjonit opinionet, do të mendonit se kjo skuadër po ndahet në copëza”.

“Nëse i shikoni faktet, jemi në krye të tabelës. Kritikat kanë qenë të tepruara dhe na kanë shërbyer si motivim”, ka deklaruar Sarri për Sky Sport Italia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu