Sassoli: Zgjerimi i BE në Ballkan, një projekt pozitiv për paqen

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli bëri thirrje që vendet e Ballkanit Perëndimor të lejohen të bashkohen me Bashkimin Evropian, duke e quajtur zgjerimin një “projekt pozitiv për paqen dhe prosperitetin”.

Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si për rajonin dhe Evropën në tërësi dhe të ndihmojë në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, të prosperuar dhe paqësor,” i tha ai Funke Mediengruppe.

Ritmi, shtoi ai, do të varet nga përmbushja e kritereve të pranimit.

Reformat duhet të zbatohen ende në secilin prej këtyre vendeve,” tha ai, duke shtuar se “BE duhet gjithashtu të mbajë premtimet e saj dhe të njohë përparimin”.

Bashkimi Evropian tashmë është duke negociuar pranimin në BE me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidate zyrtare, ndërsa Bosnja dhe Kosova konsiderohen kandidate të mundshme për negociata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu