“S’do të guxoja ta thoja në Amerikë!”, Skenë e papritur në Samitin për Gazën, ja çfarë i thotë Trump Melonit

Një moment i papritur u regjistrua gjatë samitit për Gazën në Sharm el-Sheikh, kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri komente personale ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke shkaktuar siklet e buzëqeshje në sallë.

“Ka një grua të re këtu. Nuk më lejohet ta them këtë në Shtetet e Bashkuara, zakonisht është fundi i karrierës nëse e bën, por do të rrezikoj: është një grua e re, shumë e bukur”, tha Trump, duke kthyer vështrimin drejt Melonit.

“Ajo donte të ishte këtu, është e pabesueshme. Në Itali është një politikane shumë e suksesshme. Nuk të shqetëson nëse them që je e bukur? Sepse vërtet je”, tha ai.

Meloni, e befasuar nga komenti, reagoi me një buzëqeshje, lëvizi kokën në shenjë mohimi për të treguar se nuk e shqetësonte, dhe u përgjigj shkurt: “Faleminderit”, duke marrë duartrokitje nga auditori.

Trump vijoi fjalimin duke falënderuar Melonin për pjesëmarrjen e saj në samit: “E vlerësojmë shumë. Ajo donte të ishte këtu dhe është e jashtëzakonshme. Është veçanërisht e respektuar në Itali. Është një politikane e suksesshme.”

Pak çaste më parë, teksa presidenti amerikan kishte mirëpritur liderët në skenë për fotografinë zyrtare, pozoi me gjestin e tij të njohur, gishtin e madh lart dhe duke bërë shaka me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan: “Bëje edhe ti këtë!”

Kur erdhi radha e Melonit, Trump buzëqeshi dhe tha dy herë: “Kush është kjo grua?”, përpara se t’i shtrëngonte dorën dhe të përsëriste: “Një grua e bukur.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu