Së shpejti formohet Qeveria e re: Koalicioni AAK-LDK brenda një jave

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me të nominuarin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ku tha se çështja e koalicionit nuk do të merr më shumë kohë se një javë.

Formimi i Qeverisë së re tashmë është çështje ditësh, teksa kjo u konfirmua edhe nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Partia e tij së shpejti pritet të formojë koalicion qeverisës me partinë e cila doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit, LDK-në.

“Rasti sotëm si i joni që jemi si partneri i dytë më i madh, pasi e formëson atë me shkrim, i fton palët veç e veç ose bashkë, Mendoj se mund të ndodhë në disa ditë, nuk mundet me marrë më shumë se një javë”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka konfirmuar se LDK dhe Avdullah Hoti ka përkrahjen e AAK-së për formimin e Qeverisë.

Ndërkaq, pjesë e koalicionit pritet të jenë edhe Nisma, AKR dhe minoritetet, kurse VV e PDK do të mbesin në opozitë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu