Së shpejti zgjedhje në Kosovë: Për çfarë biseduan sot presidenti Thaçi dhe Valdete Daka?

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka takuar Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën, me të cilën kanë biseduar për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.

Kjo pasi këto komuna tash e disa kohë kanë mbetur pa kryetarë, pasi këta morën pozita në Qeverinë e Kosovës.

Në mbështetje të nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, nenit 4 të Ligjit nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe duke marrë parasysh kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës kishte shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Pas këtij takimi, dy palët me gjasë mund të kenë diskutuar për një datë të mundshme të organizimit të zgjedhjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu