Seancë në Gjykatën Penale për rastin “Trust”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot po zhvillohet seanca për rastin “Trust” në të cilin si i dyshuar i parë është biznesmeni Seat Koçan si edhe dy persona të tjerë fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP nga Studeniçani për pjesëmarrje në një tender të Centraleve të Maqedonisë.

Në gjykim prezent është edhe i akuzuari i parë Koçan. Avokatët e tij edhe sot u ankuan se nuk u janë dhënë të gjitha dëshmitë për shqyrtim, për të cilën arsye u anulua edhe seanca paraprake më 7 nëntor. Mbrojtja kërkon nga gjykata ta urdhërojë Prokurorinë Speciale Publike t’i japë të gjitha dëshmitë të cilat janë theksuar në aktakuzë dhe t’u jepet kohë e mjaftueshme t’i shqyrtojnë.

Nga PSP, nga ana tjetër, pohojnë se në Gjykatë i kanë dorëzuar dëshmitë në numër të mjaftueshëm të kopjeve dhe se sipas procedurës Gjykata është e obliguar t’ia dorëzojë mbrojtjes listat me dëshmi krahas aktakuzave./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu