Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka bërë thirrje për protestë masive, duke ftuar qytetarët që nesër të dalin masivisht në Shkup.
“Të dashur vëllezër dhe motra, kur institucionet që ndajnë drejtësinë bien në shërbim të politikanëve që e shtrembërojnë atë duhet të dilet dhë të protestohet,kur liria individuale e dikujt cënohet,ju duhet të mbroni lirinë tuaj duke e mbrojtur lirinë e tjetrit,prandaj me dinjitet dhe në një protestë paqësore, dilni dhe flisni zëshëm”, shkruan kreu i ASH, Ziadin Sela.
Protesta është thirrur kundër rasteve të montuara, sic është rasti “Monstra” , që ishte rikthyer në rigjykim, por që prokurorja e rastit Fatime Fetai kishte mbrojtur të gjitha akuzat e ngritura ndaj të dënuarëve, për të cilët pala mbrojtëse nxorri prova për pafajësi dhe konsideron se rasti është i montuar.










