Sela në Kumanovë: ASH po e nxjerr në shitje pronën që kriminelët e kanë vjedhur nga shteti, paratë po kthehen në buxhet

Ish kryetari i Aleancës për Shqiptarët, aktualisht kryetar i Kuvendit partiak, Ziadin Sela, ka folur në Kumanovë për rezultatet që po shënon kjo parti si pjesë e Qeverisë, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ndër tjera, në kete kontekst, Sela ka përmendur edhe shembullin e konfiskimit dhe shitjes së pronave të ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Të nxjerrësh në shitje pronën që është konfiskuar nga kriminel që e kanë vjedhur me hajdutëri, dhe ato para të hyjnë në buxhetin e shtetit dhe kjo është kthimi i parave tek qytetarët. Sot ASH e bën këtë sepse ka Driton Nebiun!”, ka thënë Sela para rinitarëve të Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu