Sela: Nuk ka qeveri me Ali Ahmetin, nuk është për t’i besuar

Ali Ahmeti nuk është për t’i besuar. Qeverisja bashkë me Bashkimin Demokratik nuk do të thotë demokraci. Ky është qëndrimi i kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i pyetur për një koalicion të mundshëm bashkë me integristët

Sela tha se koalicioni “Tash është koha” ka kontakte me partitë tjera për formimin e Qeverisë, por thotë se do të presin fillimisht Bashkimin Demokratik që ta realizojë sipas tij premtimin e vetëm që kishin në zgjedhje.

VMRO dhe LSDM deri tani kanë thënë se janë në bisedime me të gjitha partitë për të siguruar shumicën për formimin e Qeverisë. Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar për 4 gusht.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu