Sela pritet të kthehet në qeveri, ky është kompromisi

Presioni i fuqishëm i faktorit ndërkombëtar duket se do të kthejnë Ziadin Selën në qeverinë e cila drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev.

Agjencia e lajmeve INA mëson se ky është edhe disponimi i LSDM-së për ta rikthyer në qeverinë liderin, i cili ndihmoi në masë të madhe në rrëzimin e regjimit të kaluar.

Një burim brenda Aleancës për Shqiptarët i ka thënë agjencisë INA, se kompromi i arritur me Zaevit dhe Ziadin Selës është që ministria e drejtësisë ti takoj këtij të fundit.

Kërkesa për ministrinë e drejtësisë ka të bëjë me zbardhjen e të gjitha rasteve të montuara ndaj shqiptarëve si dhe reformimin e thellë të sistemit të jurisprudencës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu