Selmani: Ju tregoj se si e bëri Cërvenkovski kryeministër Gruevskin

Ngritja e Gruevskit nisi në vitin 2003, një vit pasi VMRO kishte humbur zgjedhjet parlamentare. Brenda një viti me mbështetjen e faktorëve evropian, ai arriti ta konsolidojë partinë në opozitë dhe seriozisht të atakojë pushtetin. Agjenda e parë e tij politike ishte antishqiptare. Refuzoi ndarjen e re të komunave, me arsyetimin se kjo i dëmtonte shumë interesat e maqedonëve dhe favorizonte shqiptarët. Ftoi në refendum, mblodhi firmat e nevojshme dhe detyroi qeverinë të organizojë votimin.

Faktori ndërkombëtarë ishte alarmuar dhe nisi të ushtronte presion mbi qeverinë e majtë për të penguar suksesin e referendumit sepse kjo mund ta kthente mbrapsht procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Dhe estrablishmenti tashmë e kishte të gatshme  zgjidhjen.

Kryetari i atëhershëm i shtetit, Branko Cërvenkvski, për motive personale politike hyri në negociata me Gruevskin. Dhe marrëveshja u arrit. Referendumin do ta dështonte Gruevski, ai që e kishte inicuar dhe për këtë establishmenti do ta shpërblente me postine e kryeministrit pas zgjedhhjeve parlamentare të vitit 2006. Paraprakisht, ai kishte ndihmuar Cërvenkovskin të zgjidhet president, duke ftuar elektoratin e djathtë të dilte në votime në raudin e dytë të zgjedhjeve për të siguruar cenzusin e nevoshëm prej 40 përqind.

Këtë informacion si gazetar e kisha kuptuar rastësisht në vitin 2004. Në kohën e tensioneve të forta politike para referendumit, një redaktore e gazetës ku punoja, kthehej nga një brifing i rëndësishëm. I them, çkemi të re, ajo me përgjigjet, kemi kryeministër të ri. I them, çfarë po flet, por të pyes për referendumin, se kryeministër kemi. Ajo më thotë, edhe unë për referendumin po të flas. Janë marrë vesh të dështojë refendumi, por Gruevski do jetë kryeministër i ri. Edhepse mu duk skenar konspirativ për atë kohë, nuk u çudita sepse në Maqedoni rezultati i zgjedhjeve nga viti 1990 e këndej vendoset në tavolina të fshehta politike, e jo nga kutitë e votimeve.

Për ta jetësuar këtë marrëveshje të fshehtë politike me Gruevskin, Cërvenkvski, para zgjedhjeve të vitit 2006,  kishte motivuar një pjesë të miqëve të tij në Lidhjen socialdemokrate, të formonin parti të re, e cila do ta përçante votën e te majtës, aq sa partia e Gruevskit të dilte fituese e zgedhjeve. Dhe ashtu doli, partia e re e Tito Petkovskit i mori mbi 50 mije vota dhe shtatë mandate deputetësh, të cilët i mjaftuan Gruevskin bashkë me PDSH e Menduh Thaçit të formonte qeverinë e re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu