Sëmundja që po rritet në heshtje: 9 nga 10 persona nuk e dinë se e kanë

Një raport i publikuar nga National Geographic tregon se sëmundja kronike e veshkave është duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë botën, duke prekur rreth 700 milionë njerëz, mes tyre 35.5 milionë amerikanë – pra, rreth 15% e popullsisë së SHBA-së.

Ajo që e bën më alarmante situatën është fakti se 9 në 10 pacientë nuk janë në dijeni se vuajnë nga kjo sëmundje, e cila shpesh zbulohet vetëm në fazat e avancuara, kur simptomat janë të rënda dhe kërkohet ndërhyrje urgjente. Fillimisht shfaqet me kriza muskulore dhe migrena, por më pas mund të përfundojë me dështim të plotë të veshkave.

Sipas ekspertëve, rastet me sëmundje kronike të veshkave janë rritur me 90% që nga viti 1990, ndërsa shkaqet e saktë të këtij trendi ende nuk janë plotësisht të qarta. Megjithatë, ata theksojnë se sot po hyn në lojë një epokë e re trajtimesh inovative, që ofron shpresë për miliona pacientë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu