Pas arrestimit të udhëheqësit të bandës kriminale “Mbrojtja Civile”, Milun Milenkoviq i njohur me nofkën Llune, janë mbledhur qindra qytetarë serbë.
Sipas raportimeve të portalit Kossev, serbët e mbledhur në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicë të Veriut, kanë ofenduar dhe kanë bërë thirrje kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesve të Listës Serbe.
Ata kanë brohuritur “tradhti” ndaj Vuçiqit dhe Listës Serbe.
Ka disa raportime – të pakonfirmuara deri tash nga Nacionale – se disa protestues madje edhe e kanë sulmuar fizikisht kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq.