Disa qindra serbë u mblodhën mbrëmë në Beograd në mbështetje të ‘vëllezërve’ të tyre në Mal të Zi. Ata kishin dalë në rrugë të protestonin kundër ligjit për liritë fetare të komuniteteve e ndezën pishtarë e nisën të këndonin, siç bëjnë zakonisht tifozët huliganë serbë, ‘Kosova është zemra e Serbisë’, megjithëse kosovarët s’kanë të bëjnë fare me këtë konflikt.
Mbrëmë ata në rrugë dolën disa qindra dhe tipike për tifozeri serbe ndezën pishtarë e këndonin si në stadium me këngë anti-shqiptare ‘Oj Kosovë o zemra e Serbisë’. Aty kishte edhe parulla tjera provokuese për malaziasit “Mali i Zi e Serbia, janë një familje” e të tjera si “Nuk është ajo Montenegro por qerdhe e trimërisë serbe”.
Dje ishte aprovuar ligji në Kuvendin e Malit të Zi për liritë e komuniteteve fetare që opozita dhe kisha ortodokse në Mal të Zi e kundërshtojnë fuqishëm. Ata pretendojnë se ky ligj do t’i mundësoj pushtetit malazias t’i ‘vjedhë’ pronat e kishës serbe.
Ky projektligj ishte debatuar e shqyrtuar gjatë tërë vitit në Mal të Zi e zyrtarët serb i ishin shmangur kësaj teme deri vonë. Ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, që këtë javë deklaroi se ‘de fakto e de jure’ kisha malaziase ishte pavarësuar që prej shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi dhe nuk ka interes të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Malit të Zi, por nuk e shihte si praktik këtë ligj. Vucic i shkaktoi telashe vetes me këto deklarata pasi disa prej klerit të kishës serbe e fyen duke e quajtur injorant, e nuk ishte hera e parë që shkohet aq larg sa ta akuzojnë për tradhti.
Vucic kishte heshtur deri sot për trazirat që u shkaktuan në parlamentin malazias dhe rrugët e Podgoricës nga opozita serbe. Por jo edhe zyrtarë tjerë serbë si Dacic e Vulin dhe Drecun të cilën falisn me tone të ashpra ndaj Djukanovic dhe Malit të Zi.
Mali i Zi që prej referendumit të pavarësisë është nën presion të madh nga Serbia e Rusia për shkak të ndryshimit të drejtimit politik dhe orientimit drejt perëndimit, siç ishte anëtarësimi në aleancën veri atlantike.
Dështimi më i madh dhe turpërim ishte zënia dhe ndalimi i tentim grusht shtetit dhe vrasjes së Presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic në tetor të 2016’s. Dy qytetar rus janë dënuar për këtë tentim e që besohet se janë agjentë të inteligjencës ushtarake ruse (GRU).
VIDEO: