Emërimi i Mirjana Jevtic për Ministre të Administrimit të Pushtetit Lokal, pas shkarkimit të Ljubomir Maricin nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka përçarë serbët e Kosovës.
Një grup i serbëve të pakënaqur me emërimin e Mirjana Jevticin në pozitën e ministres në Qeverinë e Kosovës, kanë vendosur postera me fotot e saj gjysmë të zhveshura.
“Kjo është ministrja jonë”, shkruhet në posterin me foton e Mirjana Jevticit.
Madje, dhe mediat serbe kanë shkruar se Jevtic poston në rrjetet sociale fotografi nga jeta e natës me një veshje të papërshtatshme.
Ministrja e re e Qeverisë së Kosovës më herët kishte pozitën e Zëvendësministres së Punës dhe Mirëqenies Sociale.