Shefi i Diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se Gjykatës Speciale për Krime Lufte ju janë dorëzuar të gjitha provat, por nuk pret ndonjë mrekulli lidhur me denimet e gjeneralëve të luftës.
Ministi i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic është shprehur të dielen se nuk është shumë optimist lishur me rezultatet e Gjykatës speciale. Por ka shtur se duhet të pritet dhe të shikohet me pak pozitivitet se kjo gjykatë ë në fund ka nisyr punën dhe po funksionon.
Dacic e bëri të qartë se Serbia nuk ka njohuri se çka tërësisht ka në dispozicion Gjykata Speciale sa i përket provave, por shtoi se Shteti Serb i ka dhënë të gjitha çka i ka pasur dhe se kemi treguar konstruktivitet rreth bashkëpunimit me të.
“Do të ishte dëshprim dhe farsë nëse del që Ramush Haradinaj është i pafajshëm”, ka deklaruar Dacic për RTS. Ai gjithashtu ju referua edhe Tribunalit të kaluar në Hagë, duke thënë se atje nuk u denua askush i madh nga Kosova dhe se dëshmitarët u vranë, edhe nëse ata kishin statusin e dëshmitarit të mbrojtur.