Serbia kërkon dialog me Tiranën për të zgjidhur problemet me Kosovën

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, duke folur për Kosovën gjatë ditës së sotme, ka thënë që procesi i ndalimit të krijimit të “Shqipërisë së Madhe” duhet të fillojë në Kosovë.

“Serbia nuk mund të lejojë që brenda kufijve të saj, të krijohet “Shqipëria e Madhe” , ne nuk mund t’i lëmë të tjerët të vendosin kufinjtë”, tha Vulin në një tryezë të rrumbullakët ku u bisedua për dialogun e brendshëm për Kosovën.

Vulin citohet ta ketë pranuar që nuk është duke u kërkuar një zgjidhje me Kosovën, sipas tij, negociatat duhen të bëhen me Tiranën për zgjidhjen e problemit shqiptaro-serb, jo me Prishtinën, transmeton lajmi.net.

“Faktori shqiptar në Ballkan nuk është një faktor i zakonshëm, është një faktor i bashkuar dhe me ide e drejtime të qarta, dhe nuk mund të imagjinohet fakti që komuniteti shqiptar mund të vepronte ndryshe kudo që atë jeton në Ballkan”, përfundoi Vulin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu