Serbia në alarm për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, ndërkombëtarët ta bllokojnë këtë

Serbët vazhdojnë të jenë të alamuar për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Gazetat serbei kanë dhënë rëndësi deklaratave të presidentit, Hashim Thaçi, si dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Një e përditshme serbe në ballinë ka vendosur titullin kryesor deklaratën e Veselit ku paralajmërohet se së shpejti do të bëhet votimi i projektligjit që FSK-në e bënë ushtri.

Po ashtu aty është përfshirë edhe deklarata e Marko Gjuriqit, drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovën.

“Prisni bre” është titulli që gazeta serbe ia ka vendosur deklaratës së Gjuriqit, duke treguar në një far forme pafuqinë e Serbisë që të parandalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës, shkruan telegrafi.

“Serbia kundërshton ashpër formimin e të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës. Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që ta parandalojë këtë”, citohet të ketë thënë Gjuriq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu