Milovan Drecun, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, ka thënë se ndihet i frikësuar pasi SHBA-të do i kërkojnë Serbisë të njohë Kosovën.
Ai është shprehur i shqetësuar edhe nga deklarata e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mathis, i cili tha se tema e njohjes së Kosovës do të shtrohet para anëtarësimit të Serbisë në BE.
“A do të thotë kjo se SHBA-të kanë hequr dorë nga qëndrimi për të mos ushtruar presion dhe për të mos kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia? Nëse ka pasur një zhvillim të tillë, atëherë ky është trend negativ për Serbinë”, ka deklaruar Drecun, shkruan “Tanjug” ,transmeton Shqiperiaime