Një tërmet i fortë është regjistruar këtë të diel në Turqi. Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve, lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 5.4 të shkallës Rihters, dhe me një thellësi 2 km, me epiqendër në Elazig. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima.
Risjellim në vëmendje se në fund të muajit tetor, një tërmet me magnitudë 6.4 ballë, me epiqendër në verilindje të ishullit Samos, shkaktoi dëme të shumta materiale në Turqi, dhe i mori jetën 114 personave.









