Serwer: Do të ishte jashtëzakonisht me rëndësi që Greqia të njoh Kosovën

Kosova ka përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe Evropa duhet të ketë politikë më të qartë dhe më të vendosur si dhe që 5 vendet e BE-së duhet të njohin Kosovën, ka thënë për Radio Evropa e Lirë profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit Daniel Serwer.

“Do të ishte shumë me rëndësi sot, nëse Greqia do pranonte shtetin e Kosovës si të pavarur, ndonëse Greqia ka ambasadë në Prishtinë dhe nuk ka asnjë poentë rreth asaj se nuk e ka njohur. Lëvizje kah njohja do ndihmonte shumë në dialog që të jetë më i frytshëm”, tha Serwer.

Gabimi i BE-së është i madh, sipas tij, pasi nuk është “akoma” më i pranishëm në Ballkan.

“Sa i përket ShBA-ve, është e qartë se ka shumë më tepër prioritete, sepse Ballkani nuk është pjesa më e rëndësishme e botës për ShBA. Por gjatë periudhës së viteve 90-të ku nuk kishte probleme tjera, kemi mundur të bëjmë atë që kemi dashur si në BeH edhe në Kosovë. Tash situata është pak më ndryshe, fakti se Evropa nuk i kushton vëmendje Ballkanit është gabim strategjik, por ka njerëz në Evropë që i kushtojnë vëmendje”, vlerësoi Serwer.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu