Kryetari i PVD-së dhe deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka takuar sot kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka informuar lidhur me takimin e realiyuar në Tiranë.
Njoftimi i plotë:
“Në Tiranë sot takova Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, z.Taulant Balla.
I njoftova me kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ia dorëzuam Presidentit të Republikës së Serbisë.
Nga Kryeministri Rama kërkova angazhim dhe mbështetje për realizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës.“- shkruan ai.