Shaqiri dhe Origi dy të parët që do të largohen nga Liverpooli

Liverpooli është duke synuar të përforcohet në repartin ofensivë për edicionin e ri.

Por para se të arrijnë përforcimet, The Reds duan që fillimisht të shesin lojtarë për të grumbulluar të ardhura.

Gazetari i specializuar për transferimin e futbollistëve, Fabrizio Romano ka konfirmuar pak çaste më parë se në Anfield tanimë dihen dy sulmuesit e parë që do të largohen nga skuadra.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri do të jetë i pari në listën e largimeve, ku The Reds synojnë të fitojnë rreth 15 milionë euro nga shitja e tij.

Sulmuesi tjetër që do të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere është belgu Divock Origi.

Njëjtë si për Shaqirin ashtu edhe për Origin skuadra e Jurgen Klopp synon të fitojë rreth 15 milionë euro.

Pasi dy lojtarët do të largohen nga Anfield, Liverpooli synon të përforcohet me Adama Traoren nga Wolverhampton Wanderers.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu