Skuadra e Liverpool do të luajë pas dy javësh në Serbi ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në pikëpyetje është aktivizimi i shqiptarit Xherdan Shaqiri për shkak të presioneve ndaj tij në prag të kësaj ndeshje. Së fundmi ka qenë vetë lojtari që ka folur rreth kësaj çështje.
“E kam provuar këtë gjë tashmë në Botëror, kështu që e përballojë këtë problem.Sapo lexova disa artikuj kur një lojtar fliste për këtë gjë. Por, nuk shqetësohem çfarë thonë njerëzit.
Dua të shkojë atje dhe të luaj futboll. Nuk ka të bëj me politikë, ka të bëj me futboll. Nuk shqetësohem për asgjë, dua të shkojë atjedhe të luaj”, tha Shaqiri. /albeu