Shaqiri rrëfen arsyen e vërtetë pse zgjodhi Liverpoolin

Xherdan Shaqiri së fundmi është lojtarë i Liverpool dhe është shprehur shumë i lumtur për këtë lëvizje.

Megjithëse zëra skeptik thanë se Shaqirit mund ti digjej karriera në Liverpool pasi sulmi titullar është i kompletuar, futbollisti me orijinë shqiptare është shprehur shumë optimis.

Ai ka nënshkruar kontratë afatgjate me të kuqtë dhe ka treguar se arsyeja kryesore pse zgjodhi Liverpool është trajneri i tyre Jurgen Klopp.

“Kur dëgjova se klubi më dëshironte, desha të vija sepse e kam njohur Kloppin për një kohë të gjatë. E kam admiruar atë për shumë kohë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë Shaqiri.

“Klopp është person madhështor me karakter të fortë dhe mentalitet fitues, që është shumë më rëndësi”, shtoi ai. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu