SHBA, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve thirrje Pence të aktivizojë amendamentin e 25-të

Anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) po planifikojnë të miratojnë një rezolutë duke kërkuar që zëvendës presidenti Mike Pence të aktivizojë amendamentin e 25-të për rrëzimin e Presidentit Donald Trump. Në një letër për kolegët e saj, kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi tha se udhëheqësi i shumicës Steny Hoyer do të kërkojë pëlqimin unanim për të sjellë rezolutën e hartuar nga përfaqësuesi Jamie Raskin.

Projektligji i bën thirrje Pence “të mblidhet dhe mobilizojë kabinetin për të aktivizuar amendamentin e 25-të për të shpallur presidentin të paaftë në ekzekutimin e detyrave të zyrës së tij”.Nëse nuk marrim pëlqimin unanim, ky legjislacion është planifikuar të paraqitet në ditën vijuese. Ne po i bëjmë thirrje zëvendës presidentit të përgjigjet brenda 24 orëve. Tjetra, ne do të vazhdojmë me sjelljen e impiçmentit“, shkroi Pelosi.

Pelosi u zotua se Demokratët do të veprojnë me urgjencë, duke thënë se Trump përbën “një kërcënim të afërt” për Kushtetutën dhe demokracinë amerikane. “Derisa ditët kalojnë, tmerri i sulmit të vazhdueshëm ndaj demokracisë sonë i kryer nga ky president është intensifikuar dhe kështu është nevoja e menjëhershme për veprim“, shtoi ajo.

Trump akuzohet për nxitje të dhunës pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kapitol-it, e cila përfshin si Dhomën ashtu edhe Senatin, si dhe për ndalimin e detyrës së Kongresit për të konfirmuar fitoren e zgjedhjes së Joe Biden si president.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu