SHBA ka shënuar numrin më të madh të vdekjeve në një ditë me 1.736 viktima nga koronavirusi të raportuara të martën.
Kjo shifër çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 12.722, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, njoton Klan Kosova.
SHBA ka më shumë se 398,000 raste të konfirmuara me koronavirus, numri më i lartë në botë. Rastet globale kanë tejkaluar 1.4 milion.
Megjithatë gjatë një konference për shtyp presidenti Donald Trump tha se SHBA-ja mund të jetë duke arritur majën e rasteve.
Ndërkohë qyteti i Wuhanit në Kinë, ku u shfaq për herë të parë virusi, i dha fund bllokimit të tij 11 javor.










