SHBA premton mbështetje ushtarake dhe politike ndaj Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën nga ana e administratës së re të presidentit, Joe Biden. Gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, Blinken “theksoi mbështetjen e fuqishme për sovranitetin e Ukrainës, integritetit territorial dhe aspiratat e integrimit euro-atlantik”, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Ai u zotua se SHBA-ja do të vazhdojë ndihmën e fuqishme ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën”, thuhet në njoftim, derisa po punon për një rezolutë diplomatike ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainën lindore dhe Krime.

Blinken gjithashtu i bëri thirrje Ukrainës të mbajë ritmin në luftën kundër korrupsionit, zbatimin e sundimit të ligjit dhe reformat ekonomike. Dy shefat e diplomacisë, diskutuan gjithashtu edhe për pandeminë e koronavirusit.

Ukraina është mbështetur në ndihmën dhe përkrahjen e SHBA-së, kundër Rusisë, që kur Moska aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë, në vitin 2014, dhe mbështeti separatistët në Ukrainën lindore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu