SHBA, presion Greqisë që ta njohë Kosovën para 15 qershorit: Dendias vjen në Kosovë, bisedoi me Palmerin

Nikolas Dendias do të vizitojë Kosovën, por paraprakisht ai ka biseduar në telefon me Ndihmës-asistentin e Sekretarit të Shtetit, Mattew Palmer.

Kjo bisedë ka ardhur mu në kohën kur Dendias pritet të vizitojë Kosovën dhe pikërisht në kohën kur raportohet për trysni nga SHBA-ja drejt Greqisë për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Greqia është mes pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin Pavarësinë e vendit.

Dendias shkroi se “ka biseduar për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor,” në Twitter pas bisedës telefonike të raportuar.

Greqia tashmë është zotuar të ndihmojë Kosovën në liberalizimin e vizave.

Presioni i SHBA-ve ndaj Greqisë mësohet se ka arritur edhe nivele të larta, pasi që edhe presidenti i vendit më aleat të Kosovës, Joe Biden, ka shtuar presionin ndaj kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

“Washingtoni kërkon që Greqia ta njohë atë para se të riflliojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës”, i cili është planifikuar për 15 qershor.

Në rast se Greqia njeh Kosovën, shembulli i saj mund të ndiqet edhe nga katër shtetet e tjera të Bashkimit Evropian duke bërë kështu që një situatë më e favorshme të formohet për Kosovën.

Megjithatë, skenari në fjalë ka pak gjasa të ndodh duke qenë se Spanja insiston për mos-njohjen e Pavarësisë së Kosovës shkaku i problemit me Kataloninë dhe me Baskët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu