SHBA shet naftën e sekuestruar iraniane: Ku i çon më pas milionat e fituara?

Shtetet e Bashkuara shitën më shumë se një milion fuçi naftë që ata kapën nga Irani vitin e kaluar për shkak të sanksioneve, njoftoi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, ndërsa një anije tjetër e kapur me naftë iraniane po lundron për në portin amerikan të Galveston në Teksas.

Shtetet e Bashkuara janë duke kapur naftë nga Irani për shkak të sanksioneve që i vendosën Teheranit, vendosur me pretendimin e e zhvillimit të programit të saj bërthamor, por edhe sepse i quajti grupe të shumta iraniane si “terroriste”.

Vitin e kaluar, administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump kapi 1.2 milion fuçi benzinë, e cila, siç deklaroi ajo, u transportua nga Irani në Venezuelë me katër anije.

Mallra me vlerë dhjetëra miliona dollarë

Karburantet u transferuan në anije të tjera dhe u transportuan në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të shiteshin. Të ardhurat u drejtuan në Fondin për Viktimat Amerikane të “Terrorizmit të Sponsorizuar nga Shteti”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë Marc Raimodi i tha Reuters se shitja ishte e plotë, duke shtuar se qeveria ishte ende “duke përpunuar kostot përfundimtare”.

Vlera nuk dihet, por, sipas çmimeve evropiane, supozohet se janë dhjetëra miliona dollarë.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara filluan procedurat ligjore për të marrë naftën e papërpunuar nga një anije tjetër që lundronte nga Irani dhe që u kap në ujërat e Karaibeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu