Shefi i BE-së në Kosovë viziton nesër disa qendra të votimit

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog gjatës ditës së nesërme, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme do të vizitojë disa qendra të votimit në vend.

Sipas njoftimit për media, bëhet e ditur se në agjendën e vizitës do të jetë qendra e votimit në shkollën fillore “Dardania”.

Shefi i Zyrës së BE në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Ambasadori Tomash Sunjog (Tomáš Szunyog), do t’i vizitojë disa qendra të votimit në Kosovë gjatë ditës së zgjedhjeve, të dielën më 14 shkurt 2021, duke përfshirë edhe vizitën e mëposhtme: 10:00 Prishtinë, Qendra e votimit në shkollën fillore ‘Dardania“, thuhet në njoftimin e dërguar për media.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu