Mate Rimac, CEO i Rimac Automobili dhe Bugatti, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e tij personale. Për herë të parë, ai ka krijuar një kopsht të vogël, ku ka mbjellë domate. Ai rrëfen me humor se si ky angazhim i ri e ka ndryshuar fokusin e përditshmërisë, tani, kur udhëton, shqetësimi kryesor i tij është nëse bimët janë ujitur.
“Vijon postimi i një njeriu të mërzitshëm. Gjithmonë kam dashur të rris vetë prodhimet e mia. Këtë pranverë bëra kopshtin tim të patë të vogël. Gjë e çuditshme: kur udhëtoj tani, shqetësimi im kryesor është nëse janë ujitru bimët. Kur kthehem nga një udhëtim, gjëja e parë që bëj është të kontrolloj kopshtin tim. Duket që kriza e mes-moshës po më godet fort.
P.S. Asnjë BMW “young-timer” nuk është lënduar gjatë krijimit të këtij postimi”, shkruan Rimac.