Shefi i NATO-s flet në Prishtinë edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, është takuar me Presidentin Hashim Thaçi.

Siç merr vesh Klan Kosova, në këtë takim Stoltenberg e Presidenti kanë diskutuar për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në ushtri.

Pas takimit me Thaçin, kreu i NATO-s do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa.

Gjatë kësaj vizite ai do ta takojë edhe zëvendësministrin serb të Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq, e po ashtu edhe kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiqin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu