“Sheiku i Ylberit” dhe koleksioni i rrallë i makinave që nis me “tapetin me 4 rrota”

“Sheiku i Ylberit” dhe koleksioni i rrallë i makinave që nis me “tapetin me 4 rrota”.Bota njeh shumë koleksionues makinash, por më i veçanti vjen nga Abu Dhabi.

Sheiku Sheikh Hamad bin Hamdan disponon një koleksion prej 200 makinash që nisin që nga një tapet me 4 rrota dhe përfundojnë te një Humvee gjigand apo një mjet amfib.

I njohur ndryshe si “Sheiku i Ylberit”, Hamad bin Hamdan është pjesë e familjes mbretërore. Ai mësohet të ketë shtatë Mercedes 500 SEL me të gjitha ngjyrat e ylberit të cilat i ka vendosur në një piramidë gjigante.

Mes makinave më të veçanta të tij është një Hummer H1, i cili konsiderohet si më i madh në botë, ku mund të hipësh me shkallë dhe që është i pajisur me tualet dhe hapësirë për miqtë. E krijuar në një kompani amerikane, kjo makinë vihet në lëvizje nga 4 motor, nga një për çdo gomë.

Pavarësisht jetës së tij luksoze, Sheiku Sheikh Hamad bin Hamdan njihet dhe si filantropist në mjekësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu