Shembet godina 4-katëshe, 8 persona nën rrënoja në Itali (FOTO)

Një pallat 4-katësh është shembur në qytetin Torre Annunziata në Napoli të Italisë, shkruajnë mediat italiane. Ndërkohë dyshohet se nën rrënoja janë 8 persona nga dy familje, ku mes tyre mendohet se ka edhe dy fëmijë.

Autoritet italiane kanë njoftuar se po punojnë për nxjerrjen nga rrënojat të personave të zhdukur. Nga hetimet paraprake thuhet se ka rënë kati i tretë dhe i katërt i strukturës, ku banonin disa familje.

Të afërmit e familjarëve, janë duke ndihmuar njësitë e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personave të humbur shkruan Tg.com.

Fatmirësisht një nënë me dy fëmijët e saj ka mundur të dalë nga rrënojat e vetme. Ende nuk dihen arsyet e shembjes së ndërtesës. Fqinjët thonë se nuk kanë dëgjuar ndonjë shpërthim, por vetëm zhurmën e pallatit që po shembej./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu