Maturia emocionale është karakteristika numër një për lidhje produktive dhe të përmbushur në jetë. Por, si ta dini nëse jeni emocionalisht të pjekur?
Disa prej shenjave kryesore që e tregojnë këtë:
1: Keni ndaluar t’i fajësoni njerëzit për mënyrën se si ju trajtojnë dhe e kuptoni se kjo ka të bëjë me frikat dhe streset e tyre. Ju e kuptoni se sjellja e tjerëve nuk është aq e thjeshtë dhe është diçka më komplekse.
2: Keni filluar ta shihni se shumica e gjërave në jetë nuk janë vetëm bardh e zi, por ka shumë nuanca hiri. Kjo është në veçanti e vërtetë në politikë, por aplikohet edhe më gjerë. Ju keni filluar t’i shikoni çështjet nga këndvështrime të ndryshme.
3: Ju tani e pranoni se nuk i keni të gjitha përgjigjet. E dini se e keni gabim herë pas here. Fraza “nuk e di” është tani diçka që e përdorni më shpejt.
4: Keni ndaluar të mendoni se jeni unik dhe i veçantë. Ju e kuptoni se jeni të veçantë në mënyrën tuaj.
5: Keni ndaluar të përpiqeni të bëheni të përsosur në çdo gjë që e bëni. Ju e kuptoni se mësoni nga gabimet dhe jeni më mirë duke jetuar jashtë zonës së rehatisë.
6: E dini se të qenit në dashuri ka të bëjë më shumë me veprimet që i ndërmerrni sesa me ndjenjat që i keni.
7: Keni ndaluar ta jetoni jetën duke u bazuar në ëndrrat që i keni për të ardhmen dhe keni filluar ta vlerësoni atë se çfarë po ndodh tash.










