Kanceri është sëmundja më vdekjepruresë që çdo ditë e me shumë po merr një përhapje shumë të madhe në botë.
Përpjekjet për ta kuruar atë nuk kanë shteruar kurrë por fatkeqësisht akoma nuk kemi një ilac i cili t’i bëjë ballë këtij rreziku kaq të madh.
Në këtë artikull do ju njohim me disa nga shenjat të cilat tregojnë që kjo sëmundje vdekjeprurëse mund të jetë duke u rritur brenda jush.
Të kruarat e lëkurët
Trupi kancerin e trajton si një bakter të huaj dhe sistemi imun e lufton me ndihmën e qelizave të bardha të gjakut. Kjo shkakton shtimin e qarkullimit të gjakut në hapësirat ku qelizat e kancerit përparojnë, që shkakton të kruara, skuqje, shtrëngim dhe ndryshim të ngjyrës.
Ndryshimet në urinë
Pa marrë parasysh kancerin, ndryshimet në urinë si prania e shkumës, gjakut, aromës dhe ngjyrës mund të tregojnë që diçka brenda trupit tuaj nuk shkon dhe se keni nevojë për ndihmë mjekësore.
Ndryshimet në zë
Kanceri i fytit mund të ndikojë në lartësinë e zërit tuaj. Kështu që, nëse vëreni ndryshime në zërin tuaj, kjo mund të jetë shenjë se tumori po rritet në trupin tuaj.
Plagët që nuk shërohen
Në rast se plagës suaj i nevojitet një periudhë e gjatë për t’u shëruar, kjo mund të jetë shenjë e kancerit. Shpjegimi qëndron se kanceri merret si prioritet i sistemit imun dhe mbrojtja përqëndrohet në kancer e jo në plagë.
Kolla
Janë disa lloje të kancerit që shkaktojnë kollë, si kanceri i fytit, mushkërivë, e madje dhe ai i lukthit. Kontrollojeni sa më parë shkaqet e kollës tuaj.